E Hënë, 2 Nëntor 2026

Buxheti 2025- Nis seanca plenare, kreu demokrat rikthehet në Parlament pas 11 muajsh

Ka nisur normalisht seanca e sotme plenare, në fokus të së cilës do të jetë buxheti i vitit 2025, diskutimi dhe miratimi i tij nen për nen dhe në tërësi.

Po ashtu, në rend dite të seancës është dhe interpelanca urgjente me Kryeministrin Edi Rama kërkuar nga opozita, e cila në seancën e sotme nuk e ka vijuar protestën e saj.

Kjo pasi, pas 11 muajsh për shkak të arrestit shtëpiak, kreu demokrat Sali Berisha i është rikthyer Parlamentit. Berisha, në një deklaratë të shkurtër për mediat, para se t’i bashkohej seancës plenare, u shpreh se: “Berisha futet, metamorfoza del”.

Seanca e sotme plenare pritet të zgjasë për shkak të diskutimeve të shumta mbi buxhetin e 2025-ës, kjo pasi opozita ka depozituar 55  amendamente për këtë buxhet, ku 2 janë nga kreu demokrat Sali Berisha për pezullimin e të gjitha prokurimeve publike të qeverisjes vendore deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë; dhe gjashtë nga deputetët e ‘Djathtas 1912’ Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka dhe Selaudin Jakupllari.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›