E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Buxheti 2025 më i madhi në histori”, Vengu: Prioritet siguria kombëtare

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka vlerësuar buxhetin 2025 si më të madhin në histori ndërsa nënvizon se prioritet do të jetë siguria dhe mirëqenia e qytetarëve.

“Buxheti i vitit më i madhi në historinë ekonomike të Shqipërisë, vendos fokusin edhe tek siguria kombëtare e mirëqenia e qytetarëve, duke adresuar disa prioritete kyçe si:

– Rijetëzimi i industrisë ushtarake

– Modernizimi i infrastrukturës ushtarake mbrojtëse

– Investime domethënëse për mbrojtjen civile

Siguri më e fortë, mbrojtje më e mirë dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë shqiptarët!”, shkruan Vengu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›