E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara, mbështetje në buxhetin e 2025-ës

164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin e vitit 2025. Kështu ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se Programi i Mbrojtjes Sociale ka për synim përmirësimin e cilësisë së jetës  për personat me aftësi të kufizuara jo vetëm duke i ofruar ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.

“Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara. Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›