Buxheti 2026/Rama shpall 1 miliard euro për Shëndetësinë, 15 milionë për Onkologjinë dhe krijimin e Institutit Kombëtar të Tumoreve

Një miliarëd euro janë parashikuar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale enë pr.buxhetin 2026. Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale tha se 15 mln euro do të shkojnë ekstra për pacientët e Onkologjikut.
TIRANË– Një miliardë euro janë parashikuar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale pr.buxhetin 2026. Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale tha se 15 mln euro do të shkojnë ekstra për pacientët e Onkologjikut.
“Mu duk e udhës të ndaj me ju pr.buxhetin 2026 me mbi 1 mld euro për shëndetësinë dhe mirëqenin social afro 4% e PBB. Po ndalem te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta, për herë të parë hapim linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të onkologjikut. Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do jepet i plotë për të gjitha dhe falas, ndërkohë që Ministrja e Shëndetësisë e shpallur së fundmi ndër 100 gratë më influnete në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit, do udhëheqë projektin kombëtar të ngritjes së institut kombëtar të tumoreve për Shqipërinë 2030, që do i bashkohet rrjet ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin”, tha Rama.