E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti Berisha Shqiperine ta bejme destinacionin nr.1 turistik

TIRAN- Kryefjala e mbledhjes se sotme te qeverise ka qene vemendja qe do ti kushtohet turizmit me synim kthimin e Shqiperise si destinacioni numer nje per turizmin.

Kryeministri Sali Berisha ngarkoi ministrat e linjes te marrin te gjitha masat qe sezoni turistik te mos i gjeje te papergatitur.

Te merren masat qe te behet cdo investim i duhur ne raport me turizmin. Nuk duhet qe te gjendemi para situatave te papranueshme higjieno-sanitare ndaj dhe ISHP dhe agjensia e mjedisit te nsin kontrollet dhe te merren masat- tha Berisha.

Sipas tij Shqiperia eshte vendi me i bukur me pasuri naturore perrallore dhe me trashegimi shume te pasur kulturore.

Ska rreth qe nuk i ofron turisteve pasuri kulturore trashegimi te madhe kulturore te te gjitha koherave nga Gjirokastra ne Tropoje dhe kudo- tha ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›