Motori perplaset me borduren vdes 18-vjecari
LUSHNJE- Nje i ri ka humbur jeten pasi motori me te cilin udhetonte u perplas me borduren.
Ngjarja ndodhi ne aksin Fier-Lushnje ne vendin e quajtur Gorre dhe viktime eshte 18-vjecari A. M.
Mesohet se bashke me viktimen udhetonte dhe nje tjeter person qe ka marre demtime por eshte jashte rrezikut per jeten.
Shkak per aksidentin dyshohet te jete bere lageshtira ne rruge per shkak te reshjeve te shiut. Nderkohe qe te dy viktima dhe pasagjeri nuk kane qene me kaske mbrojtese ne koke.