Buxheti, Braçe: Ekonomia reale është në krizë
Duke folur në debatin parlamentar për ndryshimet e propozuara nga qeveria në buxhetin 2010, deputeti Braçe theksoi se "qeveria vijon me abuzimet e saj duke qenë plotësisht indiferente në atë që po ndodh realisht me ekonominë duke mos ndjerë krizën që vuajnë sot shqiptarët".
“Ekonomia reale tregon krizë, kriza ka mbërritur në Buxhet dhe po përjetohet si varfëri, mes shumë faktorëve mungesa e lirisë ekonomike është themelore”, u shpreh deputeti opozitar.
Ai theksoi më tej se, "qeveria nuk ka në buxhet paratë e parashikuara", ndërsa shtoi se “ekzekutivi vijon të ruajë monopolet e tij dhe të favorizojë kompanitë e përzgjedhura prej saj”.
Ndërsa deputeti tjetër i PS-së, Arben Malaj ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e opozitës se "qeveria po fsheh krizën ekonomike" dhe se "kokëfortësia e saj është e rrezikshme për të ardhmen". Malaj theksoi se qeveria po e keqpërdor kohën për të fshehur dështimin e saj.