E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti dhe basti

21/03/10 14:45

Banorët mblidhen në sallon dhe fillojnë të bëjnë buxhetin e javës të cilin edhe këtë javë do ta kenë të plotë, si rezultat i fitimit të provës javore. Ashtu si çdo herë hartimi i buxhetit të javës shoqërohet më diskutime të gjata dhe debate. Këtë herë debaton Bertina me Klodit për mospërputhjen e dëshirave të tyre për disa nga produktet ushqimore. E ndërsa Olta dhe Erioni hartojnë buxhetin, Jetmiri shkruan himnin e flamurit shqiptar dhe fillon tia mësojë vajzës italiane, Tatianës. Jetmiri çuditet që Tatiana arrin ta lexojë shumë mirë himnin e shkruar nga ai, ndërsa vajza ankohet duke i thënë se ai e ka shkruar keq. Ndërsa ajo përsërit vargjet që ka shkruar Miri e dëgjon Bertina e cila i thotë Jetmirit se ai e ka shkruar gabim njërin nga vargjet e himnit. Miri e ka shkruar një varg të flamurit rreth flamurit të përbashkuar, me një qëllim, me një dëshirë..., por Bertina i thotë se ai e ka shkruar gabim dhe se duhet ta shkruante, rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë, me një qëllim... dhe jo me një qëllim, me një dëshirë. Jetmiri nuk e pranon se e ka shkruar gabim, por Bertina e kundërshton duke marrë edhe mendimin e banorëve të tjerë të cilët përkrahin mendimin e Bertinës. Pas disa minutash të dy vendosin që të vënë një bast për të mësuar se kush e ka shkruar drejtë Himnin Kombëtar. Kështu Jetmkiri i kërkon Bertinës që në rast se ai ka të drejtë dhe fiton bastin, vajza do ti bëjë masazh si detyrim. Ndërsa Bertina i thotë se në rast se ajo ka të drejtë, do ti marrë 10 cigare duke qënë se cigaret janë pika e dobët e Jetmirit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›