Buxheti i BE perfundoi pa asnje marreveshje samiti

Bisedime të zgjatura me orë të tëra mendime të njëjta dhe të ndryshme, mirëpo ndasitë mes liderëve të Bashkimit Europian ishin më të mëdha se përputhshmëritë. Liderët e Bashkimit Europian të mbledhur në Bruksel kanë dështuar për të arritur një marrëveshje për një buxhet të ri 7 vjeçar për bllokun e vendeve. Bisedimet janë ndërprerë pasi pjesa më e madhe e vendeve kanë kundërshtuar kërkesën për reduktimin e shpenzimeve, të bërë nga Britania e Madhe dhe aleatët e saj. Nga pikëpamja strukturore, buxheti i bllokut ka devijuar keto vitet e fundit nga subvencionet e pastra drejt stimujve për më shumë investime.Pas një natë thuajse pa gjumë Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy paraqiti në Bruksel një propozim të ri për buxhetin e BE-së deri në fund të dekadës. Vëllimi mbetet rreth 1 bilion € për vitet 2014-2020, por Van Rumpuy përmbushi disi kërkesat e përfituesve të subvencioneve bujqësore dhe programeve mbështetëse për zonat rurale. Nga lista u hoqën projektet e mëdha infrastrukturore. Megjithate kontribuesit e mëdhenj kërkojnë kursime të mëtejshme.
Drama e ardhshme e buxhetit duhet programuar ndoshta për janarin e 2013-ës, ashtu siç profetizoi kancelarja Angela Merkel, e cila u përpoq t'i ulte pritshmëritë për rezultatin e takimit. Nga delegacioni gjerman u theksua se qëndrimet e 27 vendeve anëtare janë të papajtueshme, sidomos Britania e Madhe ndihet e lënë menjane.
Van Rompuy me kreun e Komisionit Europian Barroso u përpoqën me orë të tëra te bindnin përfaqësuesit e vendeve të BE-së, madje deri prag të lodhjes fizike si u tha nga zyrtarët ne bruksel, pa sukses.
Mosmarrëveshjet për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Europian në samitin e ditës së premte në Bruksel, nxorrën në pah krizën e thellë nëpër të cilën po kalon unioni, ndoshta më e madhja në 60 vitet e ekzistencës së tij.