Berisha Te shfrytezojme potencialet per tu mbrojtur nga kriza
“Të shfrytëzojmë avantazhet, për t’u mbrojtur nga kriza, për të rritur shkëmbimet, për të bërë gjithçka dhe të paraqitemi para investitorëve botërorë si një treg i vetëm”. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha në forumin ekonomik Shqipër-Maqedoni. Sipas tij duke krijuar një mjedis të përbashkët do të përballojmë krizën.
Në këtë kontekst kryeministri është shprehur se qeveria shqiptare është e vendosur që të bëjë gjithçka së bashku me qeverinë maqedonase për të krijuar kushte të favorshme për vizitorët, investimet dhe projektet e tyre.
Sipas Berishës vendet tona kanë potenciale të mëdha për t’u bërë sa më tërheqëse për investitorët vendas dhe të huaj.
“Duke mbetur të hapur për investime nga mbarë bota investimet më të afërta dhe më të shpejta dhe marrin një theks të veçantë. Për Shqipërinë këto vite turistët nga Maqedonia kanë qenë një zhvillim pozitiv, që ka ndikuar fuqishëm në tregun turistik të vendit”- u shpreh Berisha.
Kryeministri theksoi gjithashtu se Shqipëria ofron dhe ka bërë përpjekje të madhe për një klimë biznesi miqësore. Ai ka përmendur rritjen e investimeve të huaja në 316 për qind, dyfishimin e eksporteve dhe rritjen e numrit të turistëve për periudhën nga 2004-2011, vizitorët dhe turistët janë rritur nga 300 mijë në 4 milionë e dhjetë mijë.
Duke e vlerësuar ekonominë shqiptare dinamike dhe me stabilitet makroekonomik dhe të qëndrueshëm, Berisha deklaroi se çdo dollar i shpenzuar ka qenë për investime, të cilat sipas tij garantojnë rritje ekonomike.
Gjithashtu Berisha ka premtuar se do të bëjë gjithçka për kuadrin ligjor për bashkëpunim mes dy vendeve. Ai tha se Maqedonia do të ketë të gjitha lehtësirat në portet tona, Durrës, Shëngjin etj. , duke bërë që investimet e tyre të jenë një histori suksesi. Ai premtoi se në një të ardhme të shpejtë do të afrohet hekurudha në kufij.
Nga ana e tij kryeministri maqedonas Gruevski vlerësoi gjithashtu gjatë fjalës së tij marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve.