E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i shtetit do te shtohet me 100 milione euro

Buxheti i shtetiti do të shtohet me 100 milionë euro. Burime nga Financat informojnë se paratë e shitjes së katër hidrocentraleve shteterore pritet të kalojnë në rastin më të mirë brenda prillit, pasi të kenë kaluar fazat ligjore.

Por cfarë do të bëjë qeveria me 110 mln euro të paprogramuara në buxhet? Këshillën më të mirë qeveria e mori disa ditë më parë, nga banka Botërore.

Pra, qeveria e ka pranuar që është debitore. Nuk ka një shifër të saktë se sa janë borxhet shtetërore ndaj bizneseve. Ndërtuesit thonë se janë rreth 150 mln euro detyrime vetëm ndaj tyre.

Këto detyrime janë grumbulluar brenda 4-5 vitesh.

Njohës të financave tregojnë se praktika më e mirë e të ardhurave që injektohen në buxhet nga privatizimi është ulja e borxhit.

Biznesmenët e ndërtimit kanë deklaruar edhe më parë së borxhi i akumuluar ndaj tyre është i regjistruar tashmë edhe në degën e thesarit. Ata kanë refuzuar ta çojnë çështjen në gjyq, me qëllim që të mos përjashtohen nga tendera të rinj. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›