E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbikeqyrja parlamentare e sherbimeve sekrete

Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, si dhe përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Thoma Jano, thanë se në parim ishin dakort me p/ligjin, ndonëse kishin disa rezerva në lidhje me atributet dhe kompetencat e n/komisionit.

Komisioni i Sigurisë dëgjoi gjithashtu edhe opionionet e shoqërisë civile e cila u përfaqësua nga Kozara Kati. Ajo theksoi se është ngritur një grup pune që ka hartuar edhe disa propozimeve. Kati kërkoi që ligji të jetë i pakontestueshëm e t’u shërbejë të gjithë qytetarëve.
Kryetari i Komisionit, Leonard Demi, kërkoi që të gjitha propozimet të paraqiten me shkrim dhe premtoi se do të merren në konsideratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›