Buxheti, institucionet kerkojne shtesa

Kryeprokurorja Ina Rama iu referua ligjit per prokurorine kur kerkoi buxhet per ngritjen e sherbimit te konsulences kryesisht per hetimin e krimit financiar.
Nenkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu kerkoi shtese ne buxhet per thellimin e kontrollit te punes se gjyqtareve, duke bere shtese ne organike dhe inspektore qe do te monitorojne shkeljet ligjore te gjyqtareve.
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani i kerkoi komisionit dhe perfaqesuesve te financave mbajtjen e te njejtin buxhet si kete vit, rreth 9 milione leke, pasi ai i vitit 2010 parashikon shkurtimin e shpenzimeve operative me tre milione leke.
“Ligji per Avokatin e Popullit, diskutimet per te behen ne Komisionin e Ekonomise dhe me pas kjo pjese duhet te zbatohet ne buxhet”, u shpreh Dobjani.