E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Buxheti miratohet mes kaosit, Berisha i beson aksionin Salianjit, deputetët e Bashës marrin pjesë në seancë

Parlamenti miratoi mes tymueseve dhe kapsollave buxhetin dhe paketën fiskale nen për nen dhe në tërësi.

Seanca zgjati 8 minuta dhe për shkak të protestës së opozitës buxheti kaloi pa diskutime.

Të vetmit që dolën kundër protestës së opozitës dhe morën pjesë në votim ishin 4 deputetët që njohin kryetar Lulzim Bashën. Flutura Açka, Merita Bakiu, Andia Ulliri dhe Selaudin Jakupllari votuan kundër buxhetit.

Në kushtet kur Sali Berisha, Gazment Bardhi e Flamur Noka mungonin në seancë për shkak se janë përjashtuar, protesta e opozitës u udhëhoq nga Salianji, Nallbati e Dogjani. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›