E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarr në një apartament në Durrës, nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale

Një apartament  në katin e tretë të një pallati 7 katësh në lagjen numër 4 pranë Stacionit të Trenit në Durrës është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka rënë në ballkon, aty ku ndodhej soba e gatimit.

Fatmirësisht zjarri ka qenë i lokalizuar vetëm në këtë pjesë të shtepise dhe nuk është perhapur më shumë.

Në vendngjarje kanë mberritur zjarrfikëset të cilët i vunë shpejt në kontroll flakët. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›