E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, ndërpritet seanca parlamentare

Seanca plenare ku po diskutohej për buxhetin është ndërprerë për shkak të përplasjeve mes pozitës dhe opozitës për kohën e debatit.

Sipas informacioneve të fundit, kryetarët e grupeve parlamentare janë mbledhur për të vendosur pikërisht për kohën e diskutimit.

Opozita e majtë kërkoi gjatë seancës që të gjithë deputetët e Parlamentit të flasin për buxhetin, të cilin ajo e konteston.

Gjatë paradites, kur nisi dhe seanca, në Parlament u regjistruan debate mes ministrit të Financave Ridvan Bode dhe ish-ministrit Arben Malaj, për mënyrën e menaxhimit të borxhit publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›