E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti për 2010, 1.46 miliard

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi të shtunën në një mbledhje të jashtëzakonshme Projekt-buxhetit e Kosovës për vitin 2010, në vlerë 1 miliard e 461 milionë euro, ose 4 për qind më i lartë se buxheti i këtij vit, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi, premtoi rritje të pagave deri në 6 për qind në të gjithë sektorët.

Kryeministri Thaçi tha se Projekt buxheti i vitit vijues është shumë inkurajues për Kosovën, kur duhet se shumë shtete të botës janë ballafaquar me krizën ekonomike financiare. Edhe ky buxhet, siç u tha në ekzekutiv, është mbushë kryesisht nga të hyrat në dogana.

Shefi i Qeverisë tha se ngritja për 4 për qind e buxhetit është sukses i madh i ekzekutivit, ndërsa ajo që i mbeti mangu platformës buxhetore në qeveri, ishte harresa e kryeministrit për punëtoret e arsimit, të cilëve u ka premtuar rritje deri 30 për qind të pagave.

Ky buxhet do të jetë i orientuar në politikat zhvillimore të vendit, ndërsa në këtë buxhet do të ketë rritje rreth 6 për qind të të ardhurave në të gjitha sektorët, tha kryeministri i Kosovës.

Po ashtu, ai tha se nga parametrat e shpenzimeve buxhetore është ndarë një shumë prej 200 milionë euro për ruajtjen e rezervës fiskale, që i jep kredibilitet politikave të vendit për përballimin e rreziqeve të mundshme. Po ashtu, sipas Thaçit, në Projekt-buxhetin 2010 është parashikuar edhe pagesa e këstit të borxhit si dhe blerja e objekteve të ambasadave.

Ndërsa prioritetet e Qeverisë për 2010, sipas Thaçit janë shëndetësia ku parashikohet të ketë një rritje buxhetore deri në 30 për qind, sektori social, përfshirë familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, shërbimi i zjarrfikësve, Policia e Kosovës si dhe investimi në Universitetin e Prizrenit.

Zhvillimi i infrastrukturës rrugore, ndërtimi i disa shkolla, disa anekseve shkollore, ambulancave si dhe investimi në ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë, mbetën, siç tha kryeministri Thaçi, objekt tjetër i Qeverisë kur do të ketë shpenzime shtesë.

Në përgatitjen e këtij Projekt-buxheti, Thaçi tha se Qeveria e tij është konsultuar dhe ka marrë mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë këtu Fondin Monetar Ndërkombëtarë (FMN), Bankën Botërore (BB) si dhe Komisionin Evropian (KE).

Ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF), Ahmet Shala tha se me këtë Projekt-buxhet, Kosovës i mundësohet të këtë stabilitet financiar në kohën kur shumë vende të botës po ballafaqohen më krizë financiare. 35 për qind e këtij buxheti është dedikuar për shpenzime kapitale, tha ndërkaq Shala.

Ai në vazhdim, në mënyrë të detajizuar dha parametrat e të hyrave e këtij buxheti si dhe kërkesat për shpenzime gjatë vitit vijues.

Numri një i ekonomisë kosovare tha se të hyrat vjetore janë 1 miliard e 29 milionë euro. Ndërsa te hyrat vendore në dogana, sipas Shalës, nuk janë afektuar nga kriza ekonomike globale.

Qeveria do të vazhdojë në investojë në sektorin e transportit26 milionë euro do të ndahen për shkollat e rejanë shëndetësia do të ndahen rreth 20 milionë për barna esenciale, ose 4 milionë më shumë se vitin që jemipo ashtu për personalin mjekësor që bëjnë punë jashtë orarit janë ndarë 1.5 milionë euro për kompensim, tha ministri Shala.

Projekt-buxheti u miratua pas asnjë diskutim tjetër në qeveria, ndërsa do ti dërgohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim. Në legjislativ, ndërkaq pritet të ketë debat të ashpër rreth këtyre ndarjeve buxhetore, sidomos për faktin se kryeministri Hashim Thaçi ka premtuar investime radikale nëse ai fiton në zgjedhjet e sivjetme lokale. /KosovaLive/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›