"Buxheti, prefekti s'ka te drejte ta ktheje, ta coje ne Gjykate"
Kthimin mbrapsht te projektbuxhetit te bashkise se Tiranes per vitin 2009, nga prefekti, zv kryetari i Keshillit, Petraq Simo e quan te padrejte dhe jo legjitim. Simo ne nje deklarate per shtyp, thote se tashme drafti per buxhetin eshte miratuar me shumice votash, dhe se e drejta e vetme e prefektit te Tiranes, eshte vetem te ankimoje ne gjykate, per te paraqitur verejtjet qe ka per projektbuxhetin. "Refuzimi i prefektit eshte ne vazhdim te lojes se tyre dhe per mua kjo quhet faze e mbyllur. Sepse me votat e shumices dhe ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ligji i jep te drejte Keshillit te bashkise dhe ai ka hyre ne fuqi sipas procedures ligjore, dhjete dite pas miratimit te tij. Prefekti nuk ka te drejte te pezulloje vendimin e Keshillit te bashkise, pra projektbuxhetin e bashkise se Tiranes, ai ka te drejte te beje ankese ne gjykate", deklaroi Simo, nenkryetar i Keshillit Bashkiak. Nenkryetari i Keshillit thote se eshte e drejta e Keshillit Bashkiak, per te shqyrtuar serish vendimet e marra. "Keshilli e ka kompetencen te beje amendime, rishqyrtim te vendimeve qe ka marre", vijoi Simo. Duke paralajmeruar se nuk kane ndermend ta marrin ne shqyrtim kete buxhet, te cilin e quan te miratuar. Disa dite me pare prefekti i Tiranes, Keci, ktheu mbrapsht duke mos e firmosur draftin e bashkise, per vitin 2009.