E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet miratimi i buxhetit per vitin 2009, ne bashkine e Durresit

Keshilli Bashkiak shtyn projektbuxhetin per 2009-n, me argumentin e permiresimeve te nevojshme, pasi kjo ka qene edhe kerkesa e anetareve te koalicionit te PD-se, te cilet kane dhe mazhorancen ne kete Keshill. Sipas pretendimeve te paleve kundershtare, buxheti ka nevoje per permiresime ne dy pika. Ate te rishqyrtimit te analizes vjetore te te ardhurave te 2008, si dhe rregullime ne projektin e arsimit dhe gjelberim-pastrimit. Pretendim qe eshte hedhur poshte nga Xhelili, keshilltar i PS-se, i cili ka pohuar se ajo c'ka deklaruan demokratet eshte vetem ne forme, pasi ne permbajtje gjithcka eshte politike. Gjithashtu ne mbrojtje te miratimit te projektbuxhetit kane dale dhe anetare te LSI-se te cilet jane shprehur pro, duke mos e kundershtuar miratimin e tij. Vasil Billo anetar i Keshillit Bashkiak i forces politike te LSI-se, eshte shprehur pro analizimit te te ardhurave vjetore te bashkise per 2008, por jo te permbysin projekt-buxhetin 2009. Projekt-buxheti i baskise, pas debateve mes paleve u hedh ne votim, ku 20 ishin kunder, 18 pro, duke mos kaluar ne mbledhjen e radhes, per t'u diskutuar pas pese ditesh. Kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako, e quajti kete veprim nje loje politike te keshilltareve te PD-se, ndersa u shpreh se fatura e mosmiratimit te tij, bie mbi qytetaret durrsake.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›