Buxhuku Rritja e energjise efekte negative tek bizneset

Rritja e energjise elektrike pritet qe te jape efekte negative kundrejt bizneseve dhe industrive te ndryshme ne Shqiperi. Keshtu eshte shprehur Gjergj Buxhuku administratori i Konfindustrise i cili ka theksuar se ndikimi i pare do te jete ne rritjen e kostos se prodhimit dhe si rrjedhim ne uljen e konkurences ne treg te produkteve shqiptare.
Ndersa persa i perket buxhetit per vitin 2011 i cili u votua ne parim vetem disa dite me pare sipas Buxhukut problemet qendrojne ne menyren e shperndarjes se projekteve pavaresisht se ky ishte nje buxhet i madh.
Konfindustria keshillon qe institucionet shteterore duhet te vleresojne me kujdesin me te madh politikat e nevojshme per sigurimin e te ardhurave te parashikuara ne buxhet nderkohe kur mbeshtetur ne te dhenat krahesuese te deritashme rritja e parashikuar prej 5.5 e PPB per vitin 2011 eshte synim jo lehte i arritshem.