Anija Christine su nis nga Durresi
Ne portin e Durresit nuk ka hyre asnje anije me flamurin e shtetit te Togos dhe me emrin Christine. Misteri e vesh me tej historine e anijes qe u mbyt ne ujerat greke te Jonit dhe ngarkeses se saj qe u tha se ishte per llogari te nje tregtari shqiptar.
Ekuipazhi u denua me burgim per veprim te qellimshem dhe ndotje detare ndersa ishte deklaruar se anija ishte nisur nga porti i Durresit dhe si vendmberritjeje kishte portin bullgar te Burgasit po Christine nuk ka hyre ne portin detar te Durresit. Nuk dihet ende arsyeja pse marinaret ukrainas te ekuipazhit sajuan nje histori te plote duke nisur me itinerarin e vijuar me pas me defektin dhe stuhine qe shkaktoi mbytjen e anijes dhe te ngarkeses se saj me tre furgone e nje sasi medikamentesh por autoritetet bregdetare dhe ato gjyqesore greke nuk e besuan variantin e deklaruar nga te gjashte pjesetaret e ekuipazhit te cilet u denuan me burgim per mbytje me paramendim te anijes dhe ndotje te ujerave detare.
Gjykata lokale greke i shpalli fajtore dhe denoi me 5 vjet heqje lirie kapitenin e anijes dhe me 4 vjet secilin nga marinaret e tjere te saj. Ne Kapitenerine e portit detar te Durresit keqyrja e regjistrit te hyrje-daljeve nga ky port me i madhi ne vend nuk deshmon asnje gjurme te anijes Christine.
Duke shkuar me tej rezulton se anija nuk ka qene pjese e regjistrit te IMO-s dhe si e tille nuk ka pasur nje numer te kesaj organizate nderkombetare detare dhe as Call Sign shenjen e lidhjes me radio ne det. Duke iu referuar buletinit detar Maritime Bulletin online anija Christine ka nje GRT 187 tone. Tonazhi i saj e ve ne dyshim ngarkesen prej tre furgonesh qe ekuipazhi i anijes pati deklaruar me te mberritur ne token greke.
Burime ne Kapitenerine e Durresit mendojne se behet fjale per ndonje mashtrim nga ekuipazhi ukrainas ndersa nuk perjashtojne as keqinformim te agjencise greke te lajmeve qe ka qene burim i pare per ngjarjen. Ne baze te Kodit Detar qe normon veprimtarine detare dhe portuale kapiteneria nuk mund te fuse ne portin e Durresit asnje anije pa IMO Number apo Call Sign.
Anija e transportit te mallrave Christine u mbyt ne oret e para te mengjesit te 18 nentorit ne afersi te ishullit grek Qefalonia. Dy dite me pas nje njolle e madhe vajore u shfaq ne vendin ku ishte mbytur anija. Njolla u perhap ne nje siperfaqe prej afro 2 mije metrash katrore dhe autoritetet vendase menjehere nisen hetimet dhe vendosen denimin e ekuipazhit te perbere nga gjashte veta te gjithe ukrainas. Nga verifikimet e bera rezulton se anija e mbytur ishte ndertuar ne fillim te vitit 2010 gje qe e ben me te dyshimte dhe te veshtire zbardhjen e defektit i cili coi ne fundosjen e transportuesit detar ne nje thellesi prej 45 metrash dhe jo me larg se nje milje nga bregu i Qefalonise.