Buxhuku Te shmanget abuzimi me cmimin e kasave fiskale

Tirane 26 shtator NOA - Administratori i Pergjithshem i Konfindustria Gjergj Buxhuku ka mbeshtetur idene per pajisjen e te gjitha bizneseve me kasa fiskale ndersa ka kerkuar nga qeveria shmangien e abuzimeve dhe krijimin e mundesive per uljen e cmimit te tyre.
Konfindustria kerkon nga ekzekutivi shqiptar qe te plotesoje sa me shpejt per te gjithe llojet e bizneseve pa perjashtim vendosjen e kasave fiskale si nje nga kushtet e domosdoshme per formalizmin e ekonomise ne teresi u shpreh ne nje konference per mediat sot Buxhuku.
Nga ana tjeter ai ka theksuar se ne vendosjen e cmimeve duhet te shmangen spekulimet e individeve apo kompanive private.
Konfindustria kerkon nga ekzekutivi te gjenden mjetet per pajisjen e tregtareve te pakices me kasa fiskale me kosto sa me te ulet si dhe te shmanget me cdo kusht cdo mundesi spekulimi per perfitime te padrejta individesh dhe kompanish private qe godasin drejtperdrejte ne menyre te perseritur vete qellimin e procesit tha Buxhuku.
Ai ka vleresuar si pozitive dhe qendrimin e opozites per menyren e aplikimit dhe cmimin e kasave fiskale.
Konfindustria ka mbi 3 vjet qe ka kerkuar publikisht njekohesisht prane Z. Sali Berisha Kryeminister i Shqiperise dhe Z. Edi Rama Kryetar i Partise Socialiste per domosdoshmerine e ndryshimit rrenjesor te shkalles se papranueshme te formalizmit te ekonomise shqiptare tha ai.
Buxhuku shtoi se vendosja e kasave fiskale per gjithe nivelet e biznesit eshte veprim i rendesishem i cili duke u shoqeruar me shtrirjen e perfshirjes ne skemen e TVSH-se deklarimin e te ardhurave personale di dhe njohjen e shpenzimeve te zbritshme per qytetaret jane mjetet e duhura per normalizimin e ekonomise shqiptare.
a.k/NOA