Shkarkohet kreu i IQT-se Meta emeron Ardian Alushin
Nis epoka e ndryshimeve ne institucionet vartese te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes e cila drejtohet prej nje jave nga Ilir Meta njeheresh zv/kryeminister. Burime zyrtare te ministrise konfirmojne per Shqip vendimin per shkarkimin nga detyra te kryeinspektorit te naftes dhe gazit Ardian Dautaj ish-drejtues i LSI-se per degen e Ballshit. Ne vend te tij ne krye te Inspektoratit Qendror Teknik eshte emeruar nje tjeter ballshiot Ardian Alushi kandidat per kryetar bashkie ne Ballsh dhe ish-drejtor i Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes deri ne vitin 2005. Zyrtarisht nuk eshte dhene asnje motiv rreth levizjeve te kryera nga ministri Meta por ajo qe dihet eshte se IQT eshte perfshire kohet e fundit ne akuza per korrupsion nafte dhe gazi dhe ndryshimet e kokave lidhen me konfliktin brenda llojit. Dautaj ishte emeruar nga ministri Dritan Prifti me 5 qershor pas arrestimit te kreut te IQT-se Virgjil Joti me akuzen per korrupsion. Deklarata e fundit publike e Dautaj lidhej me masat ndeshkuese qe kishte marre IQT-ja ne shtator ndaj cilesise se naftes dhe gjobat e vendosura ne shume pika karburanti.