Buzhala i shan qytetarët që i shkruajnë për mosvotim të marrëveshjes

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Berat Buzhala e ka sharë me nënë një qytetar që i ka shkruar atij të mos e votojë marrëveshjen kur ajo të sillet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.
Sipas publikimit në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, është numri i Berat Buzhalës me të cilin është bërë komunikimi.
Më poshtë sjellim transkriptimin e këtij komunikimi me sms me Buzhalën, i cili përfundon me “Ky është fjalori yt deputet?”
Populli berat kërkon nga ti mos e voto ratifikimin! Nese e voton turp per Ty!
Buzhala: Te garantueme e ki qe e votoj
-Ateher turp te kesh dhe je nje njeri i turallak !!!
Buzhala: Baju
-Do te pendohesh per kete qe do ta votosh more lapoq!
Buzhala: Ec more q*** nanen p***
-Ky eshte fjalori yt deputet ?
Mesazhi që i është dërguar Buzhalës, është pjesë e aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u shkruajnë deputetëve që të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes së Brukselit./Indeksonline./