E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga priti komisaren e lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga priti sot komisaren e lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay. Jahjaga i tha mysafires se Kosova ka shënuar përparime të mëdha në promovimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut, të cilat i ka inkorporuar në Kushtetutën dhe ligjet e saj. Ajo tha se Kosova është shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar, ku të gjithë qytetarët, pa dallim, i gëzojnë të drejtat e tyre të barabarta.

“Toleranca dhe mirëkuptimi janë vlera të shoqërisë në Kosovë dhe qytetarët e të gjitha komuniteteve kanë mundësi të barabarta”, tha presidentja e Kosovës.

Komisarja Pillay theksoi se vizita e parë e saj në Kosovë i shërben për t’u njohur më për së afërmi me të drejtat e njeriut të të gjitha komuniteteve dhe grupeve. Ajo theksoi se është me rëndësi që të gjithë qytetarët, pa dallim, dhe të gjitha komunitetet të njihen me të drejtat e njeriut dhe t’i gëzojnë ato./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›