Buzhala kundër Çelajt, pro Krasniqit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, ka reaguar me procesin zgjedhor që po ndodhë në degën e PDK-së për Prishtinën.
Ai në një status në rrjetin social facebook, thotë se, nuk është aspak i kënaqur me strukturën e njerëzve që janë pjesë e Kryesisë së Degës së PDK-së në Prishtinë.
Ai thotë se po te ishte anëtar i Kryesisë së Degës së Prishtinës, votën do t’ia jepte Memli Krasniqit për Kryetar të Degës, kurse po te ishte Hashim Thaçi, do te hulumtonte shumë më tepër për ta gjetur kandidatin për Kryetar të Prishtinës.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e Buzhalës.
Per Memli Krasniqin per Kryetar te Deges se Prishtines
Nese me pyeteni se a jam i kenaqur me strukturen e njerzve qe jane pjese e Kryesise se Deges se PDK'se ne Prishtine, pa u menduar dy here do t'iu them JO.
Jam teper i bindur qe shume ma serioze eshte struktura Kryesise e Nendeges se PDK'se ne Veternik, se sa kjo e nivelit te deges. Jam i vetedijeshem se me kete status nuk do t'i beje vetit ndonje argat, por kjo ka pak rendesi. E rendesishme eshte te thuhet se kjo strukture e njerzve te Deges se Prishtines eshte strukture thellesisht skematike dhe thellesisht joperfaqesuese. Me pak, shume pak, perjashtime kjo me shume te duket si nje test, se sa si liste perfundimtare.
Sido qe te jete, kjo eshte liste perfundimtare. Dhe tash brenda saj gjenden dy kandidat per te parin e deges se Prishtines. Ata jane Memli Krasniqi dhe Lirak Celaj. Nuk jam pjese e Kryesise se Deges, por jam Kryetar i njeres prej nendegeve te Prishtines. Qellimishem nuk kam qene as delegat ne Kuvendin e Pergjithshem te Deges se Prishtines. Pak a shume e kam pritur nje gare te tille. Dhe pse gjerat kane shkuar ne kete menyre meritat kryesore i ka Lirak Celaj, i cili ka qene zyrtar i larte i deges se PDK ne Prishtine qe nja 10 vjet.
Prandaj, Liraku, por edhe Shemsi Veseli dhe Ramadan Avdiu duhet me u komplimentu per te arriturat dhe per deshtimet e PDK'se ne Prishtine qe prej zgjedhjeve te para te pasluftes. Se cfare suksesi ka korrur PDK ne Prishtine sigurisht jeni te vetedishem te gjithe. PDK ka rene ne rreth 10 mije vota. Me shume se sa ne Prishtine PDK ka vota ne shumicen e qyteteve te Kosoves. Dhe kjo eshte shume keq.
Prandaj, per kete arsye une mendoj se Lirak Celaj nuk ka cka t'i jep me shume deges se Prishtines. Une mendoj qe Liraku i ka dhene mjaft kesaj dege dhe nuk ka nevoje qe t'i jap edhe me shume. Nese ai do te vazhdonte qe t'i jepte edhe shume PDK'se ne Prishtine frikesohem se PDK nuk do ta kaloje as pragun prej pese perqind ne Kryeqytet.
Ka qe thone se Memli nuk eshte njeriu i duhur per te qene kandidat per Kryetar te Prishtines. Ndoshta edhe pajtohna me kete konstatim. Une mendoj se pak a shume e kam parasysh se si do te duhej te dukej Kandidati i Prishtines. Mirepo, Memli eshte absolutisht kandidati i duhur per te qene Kryetar i Deges per Prishtine. Ja pse mendoj keshtu:
- Memli ka treguar shkathtesi te jashtezakonshme si zedhenes i Qeverise se Kosoves, ne mandatin e kaluar.
- Memli ka qene njeri prej disa njerzve me meritor qe PDK i pati fituar zgjedhjet e para ne vitin 2007.
- Memli eshte teper me bashkepunues dhe me integrues se sa Liraku.
Pervec tjerash Memli, mendoj une mund ta shkunde dhe ta ngjalle kete dege, e cila eshte ne nivelin me te ulte te mundshem organizativ.
Prandaj, po te isha une anetar i Kryesise se Deges se Prishtines voten time do t'ia jepje Memli Krasniqit per Kryetar te Deges, kurse po te isha une Hashim Thaci do te hulumtoja shume me teper per ta gjetur Kandidatin per Kryetar te Prishtines.