Byhler Incidentet ne veri te patolerueshme
Komandanti i trupave te KFOR-it Erhard Byhler ka vizituar sot Mitrovicen ku ka deklaruar se perkushtimi i paqeruajtesve per nje ambient te sigurt nuk do te mungoje.
Veriu vazhdon te jete nje sfide persa i perket sigurise prandaj perkushtimi yne per permiresimin e situates nuk do te mungoje ka pohuar Byhler.
Gjate nje takimi me nenkryetarin e komunes Riza Haziri gjenerali ka theksuar se incidentet e javeve dhe muajve te fundit ne veri jane te patolerueshme.
Per kete arsye numri 1 i KFOR beri te ditur se ne ditet e fundit jane rritur masat e sigurise dhe se numri i patrullimeve ne veri eshte rritur.