E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobe per duhanpirjen ne makine

Gjobe deri ne 3000 euro apo edhe marrjen e perkohshme te patentes se makines do rrezikojne ne Greqi gjithe ata shofere qe pijne cigare kur brenda ne automjet ndodhet nje femije.

Ky eshte amendamenti i ri qe pritet te coje ne parlamentin grek ne menyre urgjente ministri i Shendetesise ne menyre qe te marre forme te plote ligji i ndalimit te duhanit qe ka hyre ne fuqi ne Greqi qysh prej 1 Shtatorit.

Zyrtaret e shendetesise jane te zhgenjyer nga shkalla e zbatimit te ketij ligji. Vetem ne nje zone te Athines pas kontrolleve te policise bashkiake u vu re se ne 70 te bareve dhe kafeneve pihej normalisht duhani.

Megjithese nga dita e hyrjes ne fuqi jane bere mbi 118.000 denoncime per shkelje te te ligjit 12300 ne tre ditet e funditvetem 5 persona jane gjobitur ne Athine dhe disa dhjetera ne Selanik.

Organet pergjegjese kane deklaruar se kane qene me elastike ne javet e para ne pese bashkite me te medha te vendit por ne te ardhmen masat dhe gjobat do te jene te padiskutueshme per ata qe shkelin ligjin. Aty ku greket duket se respektojne plotesisht ndalimin e duhanit eshte ambienti i spitaleve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›