E Diel, 1 Nëntor 2026

Byhler Veriu Gati te ndihmojme policine

Komandanti i forcave te NATO-s ne Kosove Erhard Byhler ne nje interviste per Top Channel deklaron se KFOR eshte gati te nderhyje ne veri per te ndihmuar policine dhe EULEX-in.

Por sipas tij problemi ne kete zone nuk mund te zgjidhet permes mjeteve ushtarake por permes dialogut me qytetaret te cilet njohin identitetet e krimineleve.

Situata e sigurise ne veri eshte e komplikuar dhe nuk zgjidhet vetem ne forme ushtarake. Nevojitet dialog i politikaneve dhe qytetareve qe do te stimuloje nje situate me te favorshme. Ne duhet tu kerkojme ndihme njerezve qe duan nje jete me te qete. Kriminelet jetojne ne veri dhe ne jug te lumit Iber dhe qytetaret i dine se cilet jane ata ka pohuar gjenerali Byhler.

Per Byhler qetesia dhe siguria e qytetareve serbe apo shqiptare eshte shume e rendesishme.

Byhler ka folur edhe per perfshirjen e ushtareve ukrainas te KFOR-it ne kontrabanden e naftes duke u shprehur se denon veprime te tilla dhe se mbeshtet hetimet e tyre.

Nuk mund tju them me saktesi se sa persona jane marre ne pyetje por mund te them se une i denoj akte te tilla. Kane filluar hetime dhe ekipet e hetuesve kane qene dy here ne Kosove. Kjo ngjarje zbeh imazhin e KFOR-it dhe eshte mire qe ushtaret jane denuar. Une kam nen komande mbi 12 mije ushtare dhe gjera te tilla ndodhin ka shtuar Byhler.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›