Serbi ministri Jeremic jep doreheqjen

Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic ka dhene doreheqjen nga posti i tij.
Lajmin e ben te ditur nje gazete e Sarajeves sipas te ciles vendimin e tij Jeremic e ka marre pas nje takimi me presidentin Boris Tadic.
Megjithate lajmi mbi doreheqjen nuk eshte konfirmuar zyrtarish por as mohuar nga qeveria serbe.
Sipas burimit vendimi eshte ndermarre per shkak te deshtimit te Serbise me rezoluten per Kosoven ne OKB.
Megjithate nje tjeter motiv eshte edhe fakti se Jeremic nuk ka pasur marredhenie te mira me vendet fqinje. Gazeta thekson se ai nuk ka kontaktuar kurre me Republiken Serbe te Bosnjes.