Bylykbashi: Konsulenca e huaj, shkelje flagrante e ligjit të prokurimeve

PD: Rama po kthen ligjin klientelist të prokurimit të drejtpërdrejtë – do të dërrmojë shtetin e së drejtës
Qeveria e Kryeministrit Berisha e zhduku prokurimin e drejtpërdrejt dhe i kurseu buxhetit të shtetit miliarda dollarë, që më parë shkonin në xhepat e zyrtarëve socialistë. “Qeveria e Kryeministrit Berisha e zhduku prokurimin e drejtpërdrejt dhe i kurseu buxhetit të shtetit miliarda dollarë, që më parë shkonin në xhepat e zyrtarëve socialistë. Z. Rama po kërkon të shkelë ligjin dhe të kthejë prokurimin klientelist të drejtpërdrejt
Partia Demokratike akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se po shkel ligji për prokurimet. Në një deklaratë për shtyp, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, theksoi se Rama i paguan miliona euro zyrave konsulente dhe këtë sipas tij e bën me prokurim të drejtpërdrejtë, klientelist. “Pa marrë ende mandatin qeverisës, Edi Rama e nis me këmbën e majtë edhe në prokurimin e shërbimeve. Me një fjali të fshehur mes rreshtash të mjegullt të programit të tij, Edi Rama i thotë shkarazi shqiptarëve se, “do të ftojë një kompani të huaj, të njohur në tregun ndërkombëtar, për ta ndihmuar në lidhje me tatimet dhe doganat”. Një fjalë e urtë angleze thotë se: “Nuk ekziston dreka falas”. Shqiptarët e dinë z. Rama, se aq më pak ekziston ndonjë kompani që ofron konsulencë falas në tregun ndërkombëtar. Këto konsulenca, që institucionet tona i marrin falas nga organizatat partnere, kushtojnë miliona dollarë. Një ndihmë që paguhet nuk është ndihmë, por shërbim që blihet. Z. Rama u tha shqiptarëve publikisht se ka gjetur që tani kompaninë. Kjo është kompania - Croën Agents. Madje kjo kompani e deklaron që tani në faqen e saj të internetit, se ka zyrë në Shqipëri. Por, më e keqja është se këtë shpenzim klientelist, z. Rama do ta bëjë me prokurim të drejtpërdrejt, jo me tender të hapur ndërkombëtar. Kjo është shkelje flagrante e ligjit të prokurimeve”- tha ai. Sipas tij, qeveria e Kryeministrit Berisha e zhduku prokurimin e drejtpërdrejt dhe i kurseu buxhetit të shtetit miliarda dollarë, që më parë shkonin në xhepat e zyrtarëve socialistë. “Qeveria e Kryeministrit Berisha e zhduku prokurimin e drejtpërdrejt dhe i kurseu buxhetit të shtetit miliarda dollarë, që më parë shkonin në xhepat e zyrtarëve socialistë. Z. Rama po kërkon të shkelë ligjin dhe të kthejë prokurimin klientelist të drejtpërdrejt. Ai ka edhe arrogancën ta vërë këtë në programin e qeverisë me qëllim per ta legalizuar me votat e votëbesimit të qeverisë, shkeljen që ai do të bëjë, në mënyrë që nesër të ketë dorën e lirë. Ai u mburr në Kuvend se ka marrë një mazhorancë dërrmuese dhe po përgatitet që me arrogancën e kësaj mazhorance, të dërrmojë ligjin dhe çdo praktikë të mirë të instaluar deri më sot me konsulencën e BE-së, OKB-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Ky është një lajm i keq për shqiptarët, sepse na tregon vizionin e një kryeministri që do të dërrmojë shtetin e së drejtës, vetëm që piktura qe ai ka ne kokë për shtetin të realizohet” - u shpreh Bylykbashi.