Bylykbashi: Largimi i LSI prishi balancen ne KQZ
Largimi i Levizjes Socialiste per Integrim nga mazhoranca parlamentare per ekspertin e ceshtjeve zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka prishur jo vetem balancat politike, por edhe balancat numerike ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), duke sjelle nje situate paligjshmerie brenda ketij institucioni. “Balanca eshte parimi jo vetem themelor por eshte boshti kurrizor i te gjithe administrates zgjedhore, i te gjitha garancive qe sot ekzistojne ne Kodin Zgjedhor qe pershkojne te gjithe procesin. Balanca politike, balanca midis dy paleve, kontrolli i perbashket i administrimit zgjedhor, eshte ajo qe i jep jete ketij procesi me modelin qe ne kemi zgjedhur dhjete vjet me pare. Kuvendi po i jep pergjigjen tentativave qe zoti Rama tipikisht ka bere. Ne vitin 2007 bllokoi listat e zgjedhesve, ne vitin 2009 kercenoi me bojkotim te zgjedhjeve. Te njejten gje beri ne vitin 2011. Gjithmone zoti Rama ka nje fature nga institucionet”, - u shpreh Bylykbashi. Prishja e balancave ne KQZ sipas ekspertit, sjell rrjedhimisht edhe prishje te balancave ne komisionet e nivelit te mesem te administrimit te zgjedhjeve, duke demtuar rende procesin zgjedhor. “Ky komision ka emeruar sot 89 komisione te nivelit te mesem, te cilet ne kete moment jane te gjithe me kontroll mazhoritar nga opozita e drejtuar PS. Gjysma e tyre jane ne raportin 4 me 3 ne favor te opozites dhe gjysma tjeter ne raport 5 me 2. Kjo eshte nje situate tjeter haptazi e paligjshme, sepse ligji thote “barazoheshim politik”. Nese kjo nuk zgjidhet situata do te perkeqesohet me tej me emerimin e Komisioneve te Qendrave te Votimit dhe te Grupeve te Numerimit, ku i gjithe kontrolli do te jete i opozites. Nese kjo nuk zgjidhet shpejt, impakti qe kjo prodhon mbi procesin zgjedhor, sigurisht eshte negativ”, - shtoi Bylykbashi. Sipas tij, balancimi i KQZ eshte rregulluar me nje marreveshje ne maj te vitit 2003, qe eshte respektuar pergjate dhjete viteve te fundit. “Ne vitin 2003 haptazi u ra dakord qe per here te pare administrata zgjedhore, te ishte e balancuar nga KQZ ne nivelet e meposhtme dhe mazhorancen do ta kontrollonte mazhoranca qeverisese. Persa kohe partite politike gjithmone e kane konfirmuar kete marreveshje themelore, ne nuk kemi se si sot ta zhbejme me nje levizje tinezare duke pritur momentin e fundit per te levizur nga nje krah ne krahun tjeter, per te bere ate qe Rama tha se “me LSI po marrim kontrollin e administrates zgjedhore”. Nje rreshqitje jo vertebrori nga nje krah ne krahun tjeter nuk ka bere gje tjeter vecse ka helmuar praktikisht frymen e besimit ne administraten zgjedhore, por mbi te gjitha ka tharmuar garancine themelore te procesit”, - u shpreh Bylykbashi. Sipas tij, sjellja e opozites nuk eshte e ndershme, e cila perpiqet ta perqendroje debatin, duke ju referuar nenit 18 te Kodit Zgjedhor ku parashikohen rastet e shkarkimit te anetareve te KQZ, duke anashkaluar te gjithe ligjin zgjedhor, qe sipas tij ne teresi percakton qarte se ky institucion duhet te funksionoje mbi bazen e baraspeshimin. “Ne nuk po merremi me shkarkimin e anetarit. Ne po merremi me nevojen per te rikthyer ligjshmerine dhe parimin e principet e sistemit. Po rikompozojme balancen, jo KQZ-ne. Ai organ qe ka tagrin e plote qe ne zbatim te Kodit Zgjedhor, te ngreje komisionin ne menyre te balancuar, ai po e rivendos kete balance”, - theksoi Bylykbashi. Nga ana tjeter, ai sqaron edhe nje detaj te rendesishem ne Kodin Zgjedhor, qe duhet se deri tani eshte anashkaluar ne debatin politik te ketyre diteve, menyra se si eshte perzgjedhur kandidati i LSI ne KQZ. “Aktualisht LSI e ka marre si parti e koalicionit anetarin ne KQZ. Nuk e ka marre se ishte partia e dyte me e madhe ne koalicion. Ligji parashikon qe te gjitha partite e mazhorances apo opozites kane te drejte te propozojne kandidate. Kandidatet qe kane me shume mbeshtetje nga partia me e madhe, pra nga PD ne rastin tone, kane hyre ne votim. Per shkak te marreveshjes politike nje vit me pare, kandidatet e LSI-se moren mbeshtetjen e firmave te deputeteve te PD dhe prevaluan ne votim”, - sqaroi Bylykbashi.