Gjinushi: Me LSI nuk na lidh asgje, e majta duhet te pastrohet
Kryetari i Partise Social-demokrate Skender Gjinushi, pavaresisht se e cileson LSI-ne pjese te koalicionit te majte, nuk i kursen kritikat ndaj saj. Ne nje prononcim dhene dje per mediat, Gjinushi u shpreh se PSD-ne nuk e lidh asgje me Levizjen Socialiste te saj. “Ne e kemi theksuar se me PS nuk na ndan asgje, sepse na bashkojne 8 vite opozite, vec qeverisjes se meparshme. Na bashkojne qendrimet kryesore, kurse me LSI-ne nuk ngjajme me asgje. Ne kemi tjeter qendrim, tjeter moral, LSI-ja ka “pragmatizmin” e saj, prandaj u takon qytetareve qe ta ndajne kete pune”, u shpreh dje Gjinushi. I pyetur nese do te kete perplasje mes PSD dhe LSI-se, Gjinushit u shpreh. “Jo. Nuk do te kete perplasje, sepse nuk do te takohemi fare”. Kreu i PSD-se ka shtuar se PS-ja nuk ka asnje garanci per qendrimin e LSI-se brenda se majtes. “Gjithe meraku nuk eshte ceshtja morale, por edhe garancia qe mund te kesh me LSI-ne, e cila e ka bere ves qe te levize nga e majta ne te djathte dhe nuk e dime a eshte kuruar nga kjo semundje. E majta eshte fituese ne zgjedhje, por duhet te kesh kujdes ne zgjedhje edhe brenda te sa majtes. Edhe brenda opozites ke mundesi te zgjedhesh”, u shpreh Gjinushi. Lidhur me qendrimin e LSI-se, Gjinushi shtoi se kesaj force i takonte qe te largonte mazhorancen dhe jo te jepte votat e saj per qendrimin ne pushtet. “Partia Social-Demokrate ka qene e prere, madje kemi theksuar qe cdo tentative reforme me Sali Berishen eshte vetem nje mashtrim, pra ky duhet hequr 24 ore e me pare. Prandaj edhe e kemi theksuar qe LSI duhet ta rrezonte Qeverine, sepse po e le ne kembe, Berisha deri ne fund te kafshon”, tha ai. Gjinushi shtoi se e majta nuk ka garanci per votat me LSI-ne brenda saj. Sipas tij, duhet qe votat e majta te garantohen se do te qendrojne majtas, ndersa shtoi se PSD-ja e ka dhene gjithmone garancine e qendrimit te votave majtas dhe qytetaret do ta vleresojne kete gje. “Gjithe meraku i PSD-se nuk eshte vetem thjesht ceshtja morale, eshte edhe garancia qe mund te kesh me LSI-ne, e cila e ka bere ves qe te levize nga e majta ne te djathte dhe nuk e dime a eshte kuruar nga kjo semundje", tha Gjinushi. Kreu i PSD-se ka komentuar dhe debatin per ndryshimet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Sipas tij, vendimi i mazhorances eshte demshem per procesin e zgjedhjeve. “Per ne, cdo tentative per te ndryshuar KQZ-ne s’duhet te njihet dhe duhet vepruar me kete KQZ qe eshte, me kete mazhorance qe eshte, ashtu sic nuk njohim ndarjen e vjeter te mandateve. Gje qe do te thote, qe tani zgjedhjet jane ne rrezik. Por kjo eshte nje pergjegjesi e mazhorances dhe kryeministrit Sali Berisha”, u shpreh kreu i PSD-se, Skender Gjinushi.