E Diel, 1 Nëntor 2026

Byrek tigani pa mbushje në vetëm 5 minuta nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe shumë e shijshme, ky byrek tigani pa mbushje përgatitet me pak përbërës dhe është gati në pak minuta. Nga kuzhina e shefja Albana Mançja, një ide praktike për një mëngjes apo vakt të shpejtë familjar.

Përbërësit:

– 2 gota miell

– 1 lugë kafeje sheqer

– 1 lugë çaji kripë

– 1 lugë çaji maja e thatë

– 1 lugë gjelle vaj

– Ujë sa të marrë brumi

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin me miell, kripë, sheqer, maja dhe ujë. E punojmë mirë brumin dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta.

Më pas hapim petën në tryezën e punës. E lyejmë me pak vaj ulliri dhe i bëjmë me thikë disa prerje anësore, në mënyrë që petën ta mbledhim si zarf.

Pasi i kemi dhënë formën e byrekëve, i spërkasim me pak miell dhe i shtypim lehtë me okllai. Ndërkohë, në një tigan kemi nxehur vajin dhe skuqim byrekët derisa të marrin ngjyrë të artë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›