E Shtunë, 31 Tetor 2026

Byroja e Kuvendit denon 4 deputete te PS

Pas seancës së një dite më parë, ku u votua vetëm me votat e mazhorancës dhe tre deputetëve të ikur nga PS për lirimin e përfaqësuesit të LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Byroja e Kuvendit ndëshkoi deputetët Gazmir Bizhga, Sajmir Tahiri, Ndrecë Deda dhe Arben Çuko, me përjashtim të përkohshëm nga Parlamenti.

Vendimi i publikua në faqen e Kuvendit ku thuhej se “Byroja e Kuvendit nën drejtimin e Kryetares se Kuvendit, në mbledhjen e datës 15.04.2013, mori në shqyrtim veprimet e dhunshme të deputeteve Gazmir Bizhga, Ndrec Deda, Arben Çuko dhe Sajmir Tahiri. Këta deputetë me veprime të dhunshme tentuan të pengonin deputetët që të ushtronin funksionin e tyre kushtetues për të votuar çështjet e rendit të ditës. Deputetët e mësipërm ju morën kartat e votimit, tre deputetëve.Veprimet e mësipërme të dhunshme për të mos lejuar deputetët për të votuar, u shoqëruan edhe me kërcënime e fjalë fyese ndaj këtyre deputetëve.Pas vlerësimit të këtyre rrethanave, në unanimitet, Byroja e Kuvendit mbështetur në nenin 65 pika 2 të Rregullores vendosi ndalimin për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seance plenare dhe në Komisione të deputetëve Gazmir Bizhga, Ndrec Deda, dhe Arben Çuko për 21 ditë, dhe për deputetin Sajmir Tahiri për 14 ditë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›