E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton ne Tirane takon Nishanin dhe Berishen

Përfaqësuesja për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton në kuadër të turit të saj ballkanik ndodhet në Tiranë, ku fillimisht është takuar me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe më pas baronesha u drejtua drejt Kryeministrisë për takimin me Kryeministrin Sali Berisha. Ende nuk dihen detaje për bisedat e zhvilluara në takimet e vecanta të Ashton me Nishanin dhe Berishën, ndërkohë që më vonë ajo do të takojë edhe kryesocialistin Edi Rama. Në fund të këtyre diskutimeve Baronesha pritet të japë një konferencë për media. Vizita e Ashton vjen në një kohë, kur klima politike në Shqipëri është nxehur për shkak të zhvillimeve të fundit duke nisur që nga dalja e LSi-së nga koalicioni deri tek votimi i bujshëm për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho, ngjarje që solli reagim të fortë të ndërkombëtarëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›