CAS refuzon ankesën e Kosovës

CAS(Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Kosovës kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe UEFA-s për ndeshjen e Ligës së Kombeve luajtur 15 nëntorin e vitit të kaluar.
“Dardanët” në një moment braktisën ndeshjen për shkak të thirrjeve anti kombëtare nga tifozët rumunë.
FFK-ja ka kërkuar që përgjegjësia të kalojë te Federatën e Futbollit të Rumanisë për ndërprerjen e ndeshjes si dhe të anulojë gjobën prej 6000 euro.
Por edhe CAS, ashtu si UEFA, ka vlerësuar se ndeshja u ndërpre për shkak se futbollistët e Kosovës e braktisën në mënyrë të njëanshme fushën e lojës.