“Lojtari i ndeshjes ndaj Veronës”, Asllani sfidon Barcelonën: Duam finalen e Champions League

“Ne duam të përgatitemi për ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, e dimë se sa e vështirë do të jetë, por ne besojmë”.
Pas fitores së Interit ndaj Veronës, Kristjan Asllani flet për ndeshjen e kthimit të së martës kundër Barcelonës në Champions League.
” Kemi një ndeshje të rëndësishme të martën dhe duhet ta përgatisim mirë, sepse është më e rëndësishmja e vitit. Tifozët kanë qenë gjithmonë aty, edhe në ndeshjen kundër Bayernit të Mynihut ata na shtynë shumë. Ne presim shumë prej tyre edhe të martën: ata do të jenë lojtari ynë i dymbëdhjetë në fushë,” tha Asllani për InterTV.
Mesfushori shqiptar vulosi fitoren e Interit përballë Veronës, duke gjetur edhe golin e parë sezonal në kampionat.