E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ Shpërndarje investime në Kukës

CEZ Shpërndarje vijon investimet për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Investimi i radhës që po kryhet nga kompania shtetërore është vendosja e një transformatori të ri në nënstacionin e Rexhepajt të Kukësit.

Administratori i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi pa nga afër punimet dhe garantoi se investimi garanton furnizimin me energji elektrike pa ndërprerje.

Veç zonave të banuara, transformatori i ri shërben edhe Tunelit të Kalimashit,për të cilin Dollapi garantoi furnizim me energji elektrike nga disa linja.

Rrjeti i shpërndarjes në Kukës është mjaft i amortizuar dhe shpesh herë është bërë shkak për ndërprerjen energjisë elektrike. Po aq problematik për qarkun e Kukësit është niveli i ulët i arkëtimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›