CEZ aksion ndaj debitorëve në Durrës, u pritet energjia 615 subjekteve
Durrës- Kompania energjitike CEZ Shpërndarje ka ndërmarrë sot një aksion në bregdetin e Durrësit për ndërprerjen e energjisë për të gjitha subjektet që nuk e paguajnë atë.
Kreu i këtij institucioni në qytetin bregdetar, Ilirja Shkëmbi, ka deklaruar se do të ketë tolerancë zero ndaj debitorëve, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të aplikohen dhe gjoba ndaj shkelësve dhe abuzuesve.
Gjobat për abuzuesit bazohen tek vendimi i ERE. Plazhi i Durrësit deri në Kavajë, 1000 debitorë. Vetëm sot u është prerë energjia 615 abonentëve. Sot janë arkëtuar rreth 3.4 mln lekë të reja në Kavajë. Janë arkëtuar 20 milion lekë të reja në Durrës,- tha Shkëmbi.
Në përfundim ai tha se për të gjitha ato subjekte që janë në rregull me pagesat do të garantohet furnizim pa ndërprerje me energji gjatë sezonit turistik.