Përleshje në Egjipt, mbi 100 të vdekur dhe mijëra të plagosur në protestë
Egjipt- Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të kenë humbur jetën gjatë një proteste të mbajtur nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar egjiptian Mohammed Morsi në Kajro.
BBC-ja raporton se përleshjet po ndodhin përreth xhamisë el-Adevije Rabaa dhe rrugët janë mbushur në gjak, si0pas gazetarit të sa në vendngjarje. Një mjek në një spital fushor tha se më shumë se 1.000 persona ishin lënduar.
Herët të shtunën, Ministri i Brendshëm Mohammed Ibrahim u zotua për t’i dhënë fund kampit në xhami. Ai tha se banorët lokalë ishin ankuar në lidhje me kampin dhe se protesta do të “sjellë në një fund më shpejt dhe në mënyrë ligjore”.
Brenda natës, mitingje të mëdha u mbajtën nga mbështetësit dhe kundërshtarët e z Morsi. Mijëra pushtuan sheshin
Tahrir në Kajro në mbështetje të ushtrisë, e cila largoi z Morsi nga detyra në fillim të këtij muaji.
Shefi i ushtrisë Gjenerali Abdel Fatah al-Sisi kishte bërë thirrje njerëzve që të dalin në rrugë për t’i dhënë një mandat ushtarak për ndërhyrjen e saj.
Zëdhënësi i Vëllazërisë Muslimane Gehad el-Haddad i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters: “Ato nuk janë të shtëna për të plagosur, ato janë të shtënat për të vrarë.”
Dhunë raportohet të ketë patur edhe në qytetin e dytë të Egjiptit, atë të Aleksandrisë, ku të paktën 10 njerëz janë vrarë në përleshjet mes fraksioneve rivale.