CEZ kërkon garancinë nga Banka Botërore
PRAGE- Për shkak të situatës së krijuar së fundi në Shqipëri, njoftohet se CEZ ka ndërmarrë hapat për të kërkuar garancinë nga Banka Botërore.
“Ne kemi kërkuar tani një kompensim të dëmit nga Shqipëria, e cila mbulohet nga një garanci e Bankës Botërore”- është shprehur Tomaz Pleska, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes dhe Aseteve të Huaja në CEZ Grup.
Ky është fillimi i një periudhe 60-ditore, gjatë së cilës palët mund të arrijnë një marrëveshje dhen nëse ata nuk e bëjnë këtë, garancia mund të kërkohet,- thotë ai.
Sipas saj, CEZ është duke përjetuar një shkelje të qartë të të drejtave të saj, dhe situata është mjaft e tensionuar.
CEZ ka kërkuar më parë një garanci nga Banka Botërore, përpara se të hyjë në tregun shqiptar, në mënyrë që të mbrojë investimin e saj në një ambient jo të konsoliduar për biznesin. Vlera e investimit është e garantuar në 60 milionë euro.
Në fillim të këtij muaji, Bankës Botërore u shpreh se nuk do të ekzekutojë garancinë prej 60 milionë eurosh, nëse CEZ vendos të lërë Shqipërinë. Drejtorja dhe koordinatorja rajonale për Europën Juglindore, Jane Armitage, pati shprehur zhgënjimin për situatën në të cilën gjendet sot privatizimi, që u konsiderua i suksesshëm tre vjet më parë. Armitage shprehej se asnjëra nga palët e përfshira si CEZ Shpërndarje, ashtu edhe qeveria nuk kanë përmbushur detyrimet.