Spostohet sheshi ameria
E marte 20 Nentor 2012 2053
Mbledhja e radhes e keshillit bashkiakSheshi Avni Rustemi ai qe lidh rruget Hoxha Tasim dhe Luigj Gurakuqi do te ruaje te njejtin emer ndersa sheshi ameria i propozuar disa dite me pare nga keshilltari i PDIU-se do ti kaloje nje tjeter sheshi ne Tirane.
Propozimi i bere nga Tahir Muhedini ne mbledhjen e keshillit bashkiak per vendosjen e emrit ameria per hapesiren perballe stadiumit Dinamo ka gjetur edhe mbeshtetjen e kryetarit te bashkise Basha. Por mbledhja e radhes e keshillit bashkiak pergjate se ciles kryetari Basha eshte fokusuar qe ne fillim ne publikimin e axhendes per festimet e 100-vjetorit te pavaresise ka qene e mbushur me akuza te ndersjellta mes keshilltareve te majte e atyre te djathte duke lene menjane pikat e rendit te dites. Perfaqesuesit socialiste ne keshillin bashkiak akuzuan kreun e saj per afera korruptive pikerisht per dekorin festiv te kryeqytetit. Por kryebashkiaku Basha i hodhi poshte keto akuza duke i cilesuar mllefe personale ndaj tij te orkestruar jo nga keshilltaret e majte por nga vete kreu i PS-se Edi Rama. Debatet mes paleve jane shnderruar me pas edhe ne akuza personale e deri tek ato politike. Perfaqesuesit opozitare ne keshillin bashkiak akuzuan kryetrarin Kosovrasti e kryetarin e Bashkise Basha si imorale duke i kujtuar ketij te fundit vrasjet e 21 janarit.
Komente
Facebook