CEZ pezullon për 6 muajblerjen e energjisë elektrike
TIRANË - Kompania CEZ shpërndarje pezullon për 6 muaj blerjen e energjisë elektrike. Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, me anë të një njoftimi.
"Ju njoftojmë se sot me datë 9 Shtator 2013, CEZ shperndarje sh.a vendosi të pezullojë hapat e mëtejshëm procedurale të procedurës, "Blerje e energjisë elektrike për 01 Janar - 30 qershor 2014".
Sipas njoftimit të CEZ shpërndarje, pezullimi i procedurës është vendosur për shkak të njoftimit të Entit Rregullator të Energjisë, të dërguar për ofertë.
Gjithashtu kompania CEZ Shpërndarje sh.a. thotë se, do të informojë "paraprakisht për hapat e mëtejshëm, pasi ERE të japë konfirmimin për vazhdimin e kësaj procedure".
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)