TAP nis vleresimin per shpronesimin e tokave ku do te kaloje gazsjellesi

TAP njofton zyrtarisht se ka filluar aktivitetin e vleresimit dhe blerjes se tokave per te gjithe gjurmen prej 870 kilometra ku kalon projekti ne Greqi, Shqiperi e Itali. TAP ka autorizuar kontraktoret te nisin punen per te mbledhur informacion te detajuar per pronaret e tokave, dhe te bejne vleresimet paraprake te pasurise. Parashikohet qe ne vitin 2014 te nise procesi i kontraktimeve me pronaret. Procedura e shpronësimit për tokën ku do të ndërtohet gazsjellësi parashikohet të zbatohet në dy mënyra. E para është ajo e zënies së përhershme që kompania do ta blejë, dhe aty nuk do të ketë akses askush dhe s’mund të ndërtohet asgjë. E dyta është zënia e përkohshme, që i përket zonës qendrore dhe asaj të jashtme të gazsjellësit, e cila pas ndërtimit mund të shfrytëzohet, por kjo me autorizimin e kompanisë. Ne Shqiperi në total toka që do të merret për projektin TAP përbën një sipërfaqe afërsisht 73 hektarë për instalimet mbi tokë dhe rreth 140 hektarë për rrugë të reja të përmirësuara. Ndërsa në mënyrë të përkohshme do të shpronësohen 800 hektarë tokë.