E Enjte, 5 Nëntor 2026

CFO-ja e “Huawei”-t Meng Wanzhou largohet nga Kanadaja dhe arrin në Kinë

Meng Wanzhou, kryezyrtarja financiare e kompanisë “Huawei”, u largua nga Kanadaja të premten sipas orës vendore me një avion çarter të qeverisë kineze dhe ka arritur në atdhe në mbrëmjen e të shtunës  duke u ribashkuar me familjen e saj, “me përpjekjet e paepura të qeverisë kineze”, njoftoi agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”.
Arresti shtëpiak i Meng-ut në Kanada përfundoi të premten, pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë hoqi dorë nga kërkesa për ekstradimin e saj.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian shprehu të shtunën, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, përshëndetje për kthimin e Meng Wanzhou-t në atdhe.
Meng-u u arrestua më 2018 në Aeroportin Ndërkombëtar të Vankuverit me kërkesën e ShBA-së.
Kryezyrtarja financiare e “Huawei”-t Meng Wanzhou nuk i ka pranuar akuzat për mashtrim, tha William Taylor III, një nga avokatët e Meng-ut, në një deklaratë pas përfundimit të arrestit shtëpiak trevjeçar në Kanada.
“Lutemi për paqe dhe fatmirësisht jetojmë në kohë paqeje”, u tha Meng gazetarëve në avion. “Vlerësojmë madhështinë dhe lumturisht jetojmë në një vend të madh”….Rruga për në shtëpi ka qenë me zigzage, por është më e ngrohta në botë” tha ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›