CIA plan për kapjen ose vrasjen e anëtarëve të Al-Kaidës
Duke cituar ish-zyrtarë të agjencisë sekrete, pa i përmendur me emër, e përditshmja ekonomike shkruan se natyra e saktë e këtij programi jashtëzakonisht sekret mbetet e paqartë dhe se CIA nuk donte të bënte komente për përmbajtjen e tij.
Sipas drejtuesve të administratës aktuale dhe të asaj të mëparshme, CIA ka përcaktuar fonde për planifikimin e ndoshta për stërvitjen e agjentëve për këtë mision, vijon e përditshmja.
Por iniciativa nuk ishte plotësisht operacionale kur drejtori i ri Leon Panetta i dha fund programit pasi u njoh me të më 23 qershor, sipas WSJ.
Duke cituar tre agjentë të shërbimeve sekrete, në kushtet e ruajtjes së identitetit, Wall Street Journal saktëson se në 2001 CIA kishte shqyrtuar gjithashtu mundësinë e vrasjeve të shefave të al-Kaidës, por sipas të përditshmes ky opsion u la mënjanë në fund të gjashtë muajve.
As Panetta dhe as anëtarët e Kongresit nuk dhanë detaje mbi këtë program.
''Deputeti republikan, Pete Hoekstra, anëtar i komisionit të shërbimit sekret në Dhomën e Përfaqësuesve deklaroi megjithatë se ishin shpenzuar pak para për këtë mision, afro një milion dollarë nga 50 milionë'', tha ai.