E Enjte, 5 Nëntor 2026

CNN: Izraeli finalizon planin për sulmin hakmarrës ndaj Iranit

Izraeli ka finalizuar planin për t’ju përgjigjur sulmit të Iranit të 1 Tetorit, tha një burim i njohur me këtë çështje për CNN, pa dhënë informacione të mëtejshme.

Një ditë më parë, media amerikane raportoi se zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, e kanë siguruar SHBA-në se kundërsulmi ndaj Iranit do të kufizohej në objektiva ushtarake dhe jo në objekte të naftës ose bërthamore.

Irani lëshoi ​​dhjetëra raketa drejt Izraelit në hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe të tjerëve.

Ndërsa Netanyahu u zotua se Irani do të “paguante” për sulmin./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›