E Diel, 1 Nëntor 2026

CNN Krimi pas nje grindjeje

Rrjeti televiziv amerikan CNN hedh dritë mbi incidentin e ndodhur në fshatin Robat në Kandahar ku humbi jetën kapiteni Feti Vogli dhe u plagos rëndë nën/tetar Aleksandër Peci.

Duke cituar zyrën e shtypit në Kandahar, CNN raporton se forcat e aleate, gjatë misionit të tyre ishin duke shpërndarë në fshat fletëpalosje ku bëhej thirrje të rinjve të fshatit të shkonin në shkollë.

Trupat aleate, mes të cilëve edhe grupi i parë special i forcave shqiptare, shoqëronin për të siguruar personelin e agjensisë së ndihmës amerikane USAID-it, për të bërë të mundur hapjen e shkollave në këtë fshat.

Për Sulmi ndaj komandovePërse vdiq Feti Vogli? Në shtëpinë e Voglit dhe Pecit Moisiu: Vrasja, një pabesi të njëjtin mision referoi edhe Ministria e Mbrojtjes pak orë pas ngjarjes. Sipas CNN gjatë shpërndarjes së fletëpalosjeve ka filluar konflikti i trupave aleate me policët afganë, motive i së cilës nuk bëhet e ditur. Afganët kanë reaguar me armë ndaj forcave aleate ku mbeti i vrarë kapiteni shqiptar, pikërisht për këtë veprim.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes nuk u përcaktua qartë dhe vazhdon të ngelet jozyrtare motivi pse afganët hapën zjarr ndaj kompanisë shqiptare.

Ndërkohë që CNN ngre dyshimet e saj përsa i përket milicisë vendase. Sipas saj ky është rasti i 42 që policia vendase vret apo plagos forcat aleate duke e vënë në pikëpyetje të madhe transferimin e ruajtjes së rendit dhe të sigurisë pikërisht tek kjo forcë në 2014.

Pikërisht për një incident të ngjashëm, pak muaj më parë, ku humbën jetën 4 ushtarë, Franca kërcënoi se do të tërhiqte përpara afatit trupat e saj.

Qeveria, heshtje për ushtarët

Këshilli i Ministrave e ka nisur mbledhjen e përjavshme këtë të mërkurë duke mbajtur një minutë zi për kapitenin Feti Vogli të vrarë në Kandahar, Afganistan.

Kryeministri Berisha vizitoi në mbrëmjen e së martës, familjen e nën/tetarit të plagosur, Aleksandër Peci. Kryeministri Berisha u shpreh se gjendja e Aleksandrit është përmirësuar dhe të dhënat e deritanishme japin shpresë se Aleksandri do të bëhet mirë.

Duke vlerësuar misionin fisnik që Aleksandri dhe kolegët e tij po realizojnë në Afganistan, kryeministri tha se në këtë detyrë të rëndësishme, ata përfaqësojnë me dinjitet vendin dhe kombin shqiptar.

Kryeministri u përcolli familjarëve përshëndetjet e Komandantit të ISAF, Gjeneralit John Allen, i cili nëpërmjet telefonatës me kryeministrin Berisha shprehu vlerësimin për aftësinë e ushtarakëve shqiptarë në përmbushjen me sukses të detyrave të ngarkuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›