E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brit Awards triumfon serish Adele

Pas triumfit në çmimet Grammy, këngëtarja e famshme Adel ka fituar dy çmime në ceremoninë e Brit Awards në Londër. Edhe pse truimfuese Adel ka qenë në qendër të polemikave në mbrëmjen gala, kur një nga fjalimet e saj falenderuese u ndërpre, pasi ajo mori çmimin për albumin më të mirë britanik. Ajo gjithashtu fitoi dhe këngëtaren më të mirë femër. Adele ka fituar gjashtë Grammy, çka mbylli dhe një vit suksesi të madh global për të . Albumi i dytë i këngëtares “21” ka shitur më shumë se 17 mijë kopje në mbarë botën .
" I tregoj gishtin e mesit. Kjo nuk ishte aspak për fansat e mi. Më vjen keq nëse ju kam ofenduar, por ata më ofenduan mua – tha Adele. Menjëherë ka ardhur dhe një deklaratë keqardhjeje për fjalimin e Adele nga zedhenesi i çmimeve Brit.
Coldplay u kurorëzua si grupi më i mirë britanik, ndërsa grupi “ One Direction” fitoi çmimin kënga më e mirë. Bruno Mars fitoi çmimin mashkull më të mirë ndërkombëtar dhe Rihanna, si femra më e mirë . Çmimin për grupin më të mire e morën Foo Fingers .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›